
Prej javesh flitet se stilisti i mirenjohur, Giorgio Armani nuk eshte mire me shendet.
Armani kaloi nje hepatit nga intoksikimi, nderkohe qe sot qeteson publikun duke i thene te gjitheve qe ne shendetin e tij nuk ka asgje me rrezik.
Duke folur per agjencine italiane te lajmeve, ANSA, Armani u ka dhene fund keshtu gojeve te liga qe thonin se ai se shpejti do te mbyllej neper dhomat e spitalit.
Armani prej kohesh mungonte neper takime te rendesishme, si dhe ne nje konference per mediat diku rreth muajit prill.
“Ditet e fundit ka shperthyer nje interes ne lidhje me mua. Dhjetera telefonata me kerkojne me insistim informacione rreth gjendjes time shendetesore”, thote stilisti per Ansa-n.
“Kam vendosur te qetesoj te gjithe shpirtrat qe po perjetojne ankth. Po, kam kaluar nje semundje qe kerkon kohe te kaloje plotesisht. Sot jam ne faze rikuperimi, megjithate vazhdoj te punoj dhe nuk kam ndalur kurre ta bej kete gje”, sqaroi Armani.
Top Channel