Kandidatet blu me “pushtet”

20/05/2009 19:45

Kryetarja e KKRT Mesila Doda ka dhene doreheqjen nga posti i saj pas publikimit te listave te Partise Demokratike dhe zyrtarizimit te tyre ne KQZ, ku ajo rezulton e renditur e treta ne qarkun e Fierit.

Ne fakt, vec saj jane 10 kandidate te tjere qe detyrohen te dorezojne postet e tyre, ashtu sic eshte sanksionuar ne nenin 69 te Kushtetutes.

Ky nen percakton qarte se nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra, gjyqtaret, prokuroret, ushtaraket e sherbimit aktiv, punonjesit e policise dhe sigurimit kombetar, perfaqesuesit diplomatike, kryetaret e bashkive apo komunave, prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre, kryetaret dhe anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te parashikuar nga ligji.

Ne listat e Partise Demokratike jane 5 kandidate qe mbajne postin e prefektit Spiro Ksera ne Gjirokaster, Elfrida Zefi ne Korce, Elsa Gjini ne Vlore, Thoma Rumnici ne Berat dhe Daut Sulaj ne Lushnje.

Nderkohe, sipas Kushtetutes, te detyruar te japin doreheqjen jane edhe kryetaret e bashkive, ne rastin konkret Bedri Haxhia, kryetar i bashkise Klos, Ndue Paluca, kryetar i bashkise Fushe Arrez dhe Lefter Maliqi, kryetar i komunes Otllak ne Berat, ish-perfaqesues i LSI ne zgjedhjet e vitit 2005.

Ne kete liste do te shtohet edhe Gerti Bogdani, i zgjedhur ne 2007 ne krye te njesise numer 10 ne kryeqytet, te cilit tani i duhet te lere postin dhe te futet ne garen per deputet.

Top Channel