“Kokaina”, Sokol Kociu fiton lirine

20/05/2009 19:20

Pasi i jane refuzuar disa here kerkesat e tij te njepasnjeshme per amnisti dhe ulje denimi, Sokol Kociu arrin te lere me ne fund qelite me ndihmen e ligjit me te ri, ate te sherbimit te proves.

Ish-oficeri i policise gjyqesore, i arrestuar per trafik nderkombetar droge fitoi nga gjykata lirine me kusht pas kerkeses se tij se do te angazhohej te punonte ne zyrat e bashkeshortes.

Pasi u shpreh ne seancat e meparshme se ishte ne pritje te funksionimit te struktures se re, gjyqtari Arben Micko arsyetoi ne vendimin e tij se liria me kusht duhej t’i jepej Kociut pasi atij i kishin mbetur edhe dy vjet burg nga pjesa tjeter e vuajtur ne qeli dhe se Kociu ka patur sjellje te mire.

Sokol Kociu ishte transferuar me vendim gjykate nga burgu u sigurise se larte te Peqinit ne burgun e Vaqarrit. Pas Mentor Hadergjonajt, Kociu eshte i dyti nga operacioni i bujshem “kokaina” ne vitin 2001 qe fiton lirine.

Ndersa ndodhen ende ne qeli Arben Berballa, denuar me 15 vjet burg, Frederik Durda denuar me 16 vjet, Alfred Nanaj me 6 vjet burg, por qe pasi mbaroi denimin u arrestua serish per ceshtje droge.

Top Channel