PBDNJ largon kandidatet e PD

19/05/2009 15:15

Kryetari i PBDNj-se, Vangjel Dule paralajmeron largimin nga partia te nenkryetarit Kosta Barka nese ai do te rezultoje i renditur ne listat e Partise Demokratike ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Te njejtin paralajmerim ka bere edhe kreu i Omonia-s, Vasil Bollano per nenkryetarin e organizates se minoritareve Spiro Ksera.

“Gjithsecili eshte i lire qe te ndjeke rrugen qe do, por perpara se te beje nje veprim eshte ne nderin e tij te jape fillimisht doreheqjen”, u shpreh Dule.

Vete Bollano tha se nuk do te kandidoje ne asnje formacion politik. Dule e Bollano firmosen nje marreveshje bashkepunimi para dhe pas zgjedhore. Nderkohe qe grupimit i eshte shtuar edhe unioni i pakicave vllehe ne Shqiperi.

Ne zgjedhjet e 28 qershorit Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut do te paraqitet e ndare ne ato zona qe tradicionalisht jane bastione te saj qarku Vlore, Gjirokaster dhe Korce. Mjafton te permendet fakti qe vec Barkes, e Kseres, PBDNJ do te kete perballe edhe partine e Ligoraq Karamelos qe eshte ne koalicion me LSI.

Top Channel