Zgjedhjet, G99 paraqet kandidatet

18/05/2009 19:35

Kur partite e medha kane bere gjithcka per t’i mbajtur sa me te fshehta listat, kryesisht per shkak te hatermbetjeve qe ato do te provokojne, apo edhe tradhetive te mundshme te minutes se fundit, ne nje shenje te nje politike vertet te re, partia G99 jo vetem qe luan karten e transparences, por zgjedh per kete nje dalje publike para kamerave.

Erion Veliaj thote se kjo eshte shenje e politikes se re dhe prezanton emrat nje nga nje. “Doja te ftoja ata qe do te perfaqesojne listen, Arben Mazniku dhe Violeta Hoxha. Nje zoteri tjeter eshte Mentor Mosha, qe na ka ndricuar kur kemi pasur te bejme me ceshtjen e minoriteteve”, ka pohuar Veliaj.

Lideri i G99 ka deklaruar edhe njehere se pas 28 qershorit do te vije nje qeveri e re qe do ta nxjerre Shqiperine nga tranzicioni.

“Edhe 40 dite kane mbetur. Kemi 18 vjet qe pyesim se kur do te behet Shqiperia. Do te behet kete here dhe do jemi ne qe do ta ndryshojme”, ka shtuar Veliaj.

Top Channel