Pastrohet plazhi, apelohet per sjellje qytetare

18/05/2009 15:55

Ndalesa e radhes e Korpusit Shqiptar te Vullnetareve ishte plazhi i Hamallajt ne Zonen e Durresit.

250 vullnetare nxenes,studente dhe nepunes, mberriten nga Tirana dhe Durresi dhe per disa ore pastruan dhjetera hektare siperfaqe ranore dhe pyjore.

Perballe nje mjedisi te pushtuar nga mbeturinat, vullnetaret apelojne per me shume qytetari nga ana e njerezve.

“Te gjithe duhet te kene nje perkujdesje, qe te mos hedhin mbeturina, jo vetem ne plazhe, po edhe ne mjediset ku jetojne”, thote aktori, Merkur Bozgo.

Pjesetar i perhershem i aksioneve te Korpusit te Vullnetareve, Gjergj Bojaxhi kujton se plazhet vuajne pervec te tjerave edhe koston e mbeturinave qe hidhen rrugeve e lumenjve kudo neper Shqiperi.

“Duhet te behemi shembull, qe vec oreve te punes dhe qejfit, duhet te japim sherbimin tone vullnetar. Duhet te tregojme qe te gjitha mbeturinat e hedhura vend e pa vend perfundojne ne brigjet tona”, u shpreh Bojaxhi.

Te etur per nje nje mjedis me te paster, shume njerez u jane bashkuar ketyre aksioneve duke mos nguruar te bejne ate pune qe per ndokend mund te duket ofenduese.

Por te rinjte vullnetare mendojne se Shqiperia ka nevoje per nje kryengritje kunder ndotjes.

Ky plazh tashme eshte i paster pasi mbi nje mije thase me mbeturina u larguan nga ketu, duke lene pas jo vetem nje mjedis higjienik, por dhe nje mesazh qytetar, i cili duhet te pasohet nga puna e pushtetit vendor per vendosjen se paku te koshave ku njerezit te hedhin mbeturinat.

Top Channel