Foto tronditese te shqiptares qe iu prene gjymtyret

18/05/2009 09:20

“Valbona, nje grua e keqtrajtuar”. Ky eshte titulli i revistes prestigjioze “Epsilon” qe shoqeron gazeten greke “Eleftherotipia” ne botimin e radhes.

Kesaj here disa faqe te saj, te shoqeruara me dy fotografi tronditese, komentojne historine tragjike te 30-vjecares shqiptare Valbona Rama se ciles, ish-bashkeshorti i saj i preu gjymtyret me nje sharre elektrike nje muaj me pare.

Ajo kurohet ne nje prej dhomave te spitalit Kat te Athines. Mjeket kryen operacione te herepashershme disa prej te cilave deri ne 9 ore, per t’i ngjitur gjymtyret dhe per momentin ja kane arritur me sukses.Per me shume se 5 muaj ajo do te jete e mbyllur ne dhome, pa pune,pa pension invalidi,pa miq,pa infermiere personale.

Flet shpeshhere ne telefon me dy femijet e saj ,deshmitare te grindjes se saj me bashkeshortin i cili i errur nga dashuria per ish-gruas se vet, arriti ne kete veprim barbar.

Edhe vete Valbona, ashtu si grate e tjera, viktima te dhunes se familjes ,kishte vite qe keqtrajtohej,por nuk denonconte bashkeshortin e vet,e bindur se ky ishte fati i saj. Dy fotografite qe publikohen dhe e tregojne ne shtratin e dhimbjes trondisin perseri opinion publik.

Tashme, ajo pret mrekulline per t’u ngritur perseri ne kembet e veta, per te punuar perseri me duart e saj dhe per te vertetuar se eshte me e forte se dhuna,se fati tragjik i jetes,se ashtu sic shkruan revista greke-jeta vazhdon rrjedhen e saj me force, ashtu si lumi Valbona nga i cili edhe prinderit e saj i zgjodhen emrin.

Top Channel