PR, “Sot ne NATO, neser ne BE”

17/05/2009 21:45

Partia Republikane organizoi sot nje konference me teme “Sot ne NATO, neser ne BE”.

Ne kete takim ishin te pranishem edhe ish-zevendessekretari amerikan i Mbrojtjes, Gordon England si dhe ish-ministri maqedonas i Mbrojtjes, Lazar Elenovski.

“Hyrja e Shqiperise ne NATO nuk eshte dhurate e kerkujt, por ka ardhur nga angazhimi dhe puna e perditshme e te gjithe shqiptareve. Me kete anetaresim pesha dhe pergjegjesia jone rritet. Per here te pare ne marrim te drejten per te marre vendime krahas shteteve me te fuqishme te botes”, eshte shprehur Mediu.

Ndersa England, ne fjalen e tij theksoi se “ky eshte nje hap i rendesishem per Shqiperine”.

“Uroj shqiptaret per kete arritje. Kam punuar ne Pentagon dhe e di se sa e veshtire eshte kjo arritje per Shqiperine”, shtoi ai.

Top Channel