Berisha ne Korce, inkurajon fermeret

17/05/2009 20:20

Perurimi i rruges qe lidh dy fshatra ne komunen Gorishtas te Qarkut te Korces, ishte nje moment i mire per kryeministrin, per te mbrojtur bilancin e investimeve te qeverise ne ate zone.

“Vetem ne komunen tuaj jane te ndertuara ose ne proces ndertimi 20 kilometer rruge, kundrejt 0 kilometrave rruge te viteve te qeverisjes se tyre. Jane investuar ne arsim 46 milione leke, ne shendetesi 15 milione leke, ne infrastrukture 352 milione leke, ne ujesjellesa dhe kanalizime 71 milione leke”, the Berisha.

Me pas kryeministri preku ceshtjen e aksesit te fermereve ne treg, argument qe socialistet me kritikat ndaj qeverise, e kane sjelle ne qender te kesaj fushate elektorale.

Sipas kryeministrit, qeveria i ka mbrojtur dhe do t’i mbroje prodhimet e vendit, por ai i ftoi fermeret qe te ndjekin cmimet e burses dhe jo ato te doganave.

“Ne rast se dikush mendon se mund te shese mbi cmimin e doganes, gabon. Cmimi i doganes vihet per tu mbrojtur ju, ne menyre qe ju te mbushni tregun. Ne qendrojme pas interesave tuaja dhe kete e kemi faktuar”, tha Berisha.

Kryeministri pranoi se ne nje moment te caktuar qeveria, per shkak te shperdorimeve, hoqi dore nga akciza e naftes.

Por sipas tij, shuma e akzices se naftes per fermeret, eshte katerfishuar ne projekte.

Gjithmone duke replikuar me opoziten, qe ka shprehur shqetesime per vonesat ne procesin e pajisjes me leternjoftime, kryeministri u shpreh i bindur se keto zgjedhje do te jene vertet me te mirat.

Ne fund te te cilave, mazhoranca qe ai kryeson, do ta mbaje pushtetin.

“Zgjedhjet nuk prishen se do humbasesh ti o zoteri, nuk prishen se thyen kembet e karriges tende. Shqiperia do te beje zgjedhjet me te mira dhe ne do te fitojme”, tha Berisha.

Top Channel