PS prezanton programin

16/05/2009 12:25

Socialisti Arben Malaj ishte i pari zyrtar i larte i Partise Socialiste qe hapi Konferencen Kombetare. Ai deklaroi se programi i hartuar synon rritje ekonomike brenda nje viti.

“Ne do te kthejme shpresen dhe besimin e se ardhmes. Do ta fitojme kete sfide si pergjegjesi morale dhe politike ndaj te gjithe shqiptareve”, u shpreh Malaj.

Ish-ministri i Financave, theksoi se programi synon uljen e papunesise,rikthimin e stabilitetit makro-ekonomik si dhe rivendosjen e disiplines buxhetore imediate.

Edhe ekspertja Rudina Seseri, vuri theksin se punesimi eshte nje pike kyce, qe do te realizohet permes investimeve dhe politikave te duhura.

“Mbeshtetje punesimit te kategorive ne veshtiresi, grave dhe te rinjve, si dhe ulje e punesimit te femijeve”, u shpreh Seseri.

Prezantimi

Te vendosur ne podiume te vecanta, ekspertet e perzgjedhur te Rames kane folur per aspekte te ndryshme te programit qeverises per kater vitet e ardhshme, nese Partia Socialiste fiton zgjedhjet.

Ekspertet kane folur per ekonomine, arsimin, shendetesine, barazine, levizjen e lire, bujqesine e mjedisin.

Po ashtu eshte theksuar edhe mbeshtetja e te rinjve, grave dhe shtresave ne nevoje.

Ne podium eshte ftuar dhe ish-presidenti Meidani, i cili i ka dorezuar ne menyre simbolike, kryetarit te Partise Socialiste, librin e madh te programit te ri qeverises, per te cilin Rama tha se eshte here e pare ne historine e vendit qe nje force politike shkruan programin bashke me  popullin, rrjedhe e qindra takimeve me te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare.
 

Top Channel