Vrasja e policeve, deshton seanca gjyqesore

15/05/2009 11:40

Deshtoi seanca e pare ku do te lexohej kerkesa per gjykim ndaj te akuzuarit per vrasjen e dy policeve ne Kukes.

Ne procesin e sotem nuk u paraqiten avokatet mbrojtjes te te pandehurit, Afrim Hasanaj, nje qendrim i njohur i pales  mbrojtese ky, ne seanca te ndryshme.

Vrasja e policeve Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila ndodhi ne muajin mars, pasi me pare blute e Kukesit kishin bere nje kallezim per Hasanajn.

Ky i fundit u kap 12 ore pas ngjarjes jo shume larg vendit ku ndodhi vrasja ne Shen Meri te Kukesit.

Top Channel