Shtypi izraelit: Papa, si Depeche Mode

15/05/2009 14:15

Shtypi izraelit e shoqeroi me kritika nisjen e vizites se Papes ne Lindjen e Mesme dhe po keshtu e mbylli edhe fundin e saj.

Gazeta “Haaretz” shkruan se jane palestinezet fituesit e vertete te udhetimit te Papes ne Token e Shenjte. Mendimi argumentohet me mbeshtetjen qe Benedikti XVI i dha zgjidhjes se dy shteteve, denimit te barrierave ne Bregun Perendimor dhe referimit nga Ati i Shenjte te fakteve, qe flasin per shtypjen e palestinezeve.

Gazeta madje ka shkuar deri aty sa e ka krahasuar Papen me grupin muzikor “Depeche Mode”, nga i cili priteshin gjera te medha, por qe nuk ndodhen. Te dy lane pas spektatore te zhgenjyer, por edhe te kenaqur.

Ne te dyja rastet zhgenjimi lindi nga ekuivoku per kufijte e asaj c’ka miqte mund te benin. Sic eshte njoftuar, edhe grupi “Depeche Mode” ka anuluar koncertet, per shkak te semundjes se liderit te tij.

Top Channel