Fier, aksidenti u merr jeten dy adoleshenteve

15/05/2009 21:55

Nje aksident i rende rrugor i ndodhur para pak castesh ne rrethin e Fierit i ka marre jeten dy adoleshenteve.

Sipas informacioneve te fundit te policise rrugore, viktimat, Maruis Kaceli 17 vjec dhe Eriglen Prifti 18 po udhetonin ne te njejten makine tip “Benz”.

Sipas burimeve, nga hetimet paraprake ka rezultuar se per shkak te shpejtesise se larte makina e tyre ka dale nga kontrolli dhe eshte perplasur me nje ure.

Burimet shtojne se dy te rinjte kane humbur menjehere jeten, nderkohe qe uniformat blu po hetojne per zbardhjen e plote te dinamikes se ngjarjes.

Top Channel