Bosch rinovon apelin per pajisjen me karta

15/05/2009 17:45

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch ka rinovuar apelin e tij ndaj qytetareve shqiptare qe te pajisen me karta identiteti.

Ne nje deklarate nga qyteti i Kukesit, Bosch ka pohuar se tani qe eshte ulur cmimi qytetaret duhet te bejne aplikimin, ndersa ata qe e kane bere te shkojne te terheqin leternjoftimin.

“Procesi eshte ne zhvillim e siper dhe duhen nxitur qytetaret pa pasaporte qe te aplikojne per leternjoftime. Cmimi eshte vetem 200 leke dhe duhet aplikuar. Nga ana tjeter, une bera nje vizite ne disa rrethe dhe kishte shume karta te paterhequra”, ka deklaruar Bosch.

Top Channel