Berisha: Rama te jape doreheqjen

15/05/2009 15:10

Kryeministri Sali Berisha ftoi sot kreun e Bashkise Edi Rama qe te jape doreheqjen nga detyra.

Ftesa e Berishes u be nga Kruja, ku kryeministri takoi mbeshtetesit e tij.

“I bej thirrje Rames qe te jape doreheqjen nga detyra ne bashki dhe te dale ne zgjedhje dhe te tregoje se fundi i tij politik eshte data 28 qershor”, u shpreh Berisha.

Kryeministri kerkoi qe Rama te mos fshihet pas karriges se bashkise, por t’u tregoje te gjithe socialisteve te ndershem se di te garoje per kryeminister.

Top Channel