Torino, autore shqiptare ne panairin e librit

14/05/2009 20:30

“Une, te tjeret”. Eshte kjo ideja qe pershkon panairin e sivjetshem nderkombetar te librit ne Torino, me i madhi ne Itali dhe nje nder me te rendesishmit ne Evrope.

Ne rreth 50 mije metra katrore, gjate pese diteve te panairit, 1400 botuesit pjesemarres do te kene mundesi te shpalosin perpara vizitoreve te panumert te rejat me te fundit e me cilesore ne fushen e botimeve, leximit dhe kultures letrare.

Si cdo vit nuk do te mungojne emrat e shquar te letersise boterore, si nobelisti Orhan Pamuk, Salman Ruzhdi, David Grossman e keshtu me radhe.

Pervec shtepive botuese shqiptare dhe pranise se shkrimtarit te njohur Luan Starova, vlen te permendet nje fenomen gjithnje e ne rritje, ai i disa shkrimtareve te rinj shqiptare qe shkruajne librat e tyre ne italisht.

Ne kete panair ata do te jene te pranishem per takime e seminare. Me e njohura ne mjediset letrare dhe tek lexuesit eshte Anilda Ibrahimi.

Libri i saj i pare, i shtepise se madhe botuese “Einaudi”, doli vitin e kaluar dhe me 40 mije kopje te shitura eshte kthyer ne nje sukses letrar.

Shpresohet te jete i tille dhe romani “Jatagani” i Antony Latiffi, pseudonimi i nje shkrimtari shqiptar, i pritur shume ngrohte nga kritika.

Ne rruge te mbare eshte edhe Alketa Kosova, e cila kete vit fitoi konkursin “Gjuha nene”, i organizuar ne kuadrin e panairit te Torinos.

Top Channel