Rama: E majta do te fitoje

14/05/2009 11:05

Kryetari socialist, Edi Rama, u shpreh i bindur se koalicioni i majte do te fitoje zgjedhjet e 28 qershorit.

“Berishes i ka hyre paniku per keto votime. Ne u bashkuam per integrimin e te gjithe shqiptareve dhe jo vetem te nje grupi te vogel”, u shpreh Rama.

Koalicioni “Bashkimi per Ndryshim” zhvilloi sot nje takim ne ambientet e hotel “Tirana”. Te pranishem ishin kreu i PS, Edi Rama, kreu i PSD Skender Gjinushi, kreu i G99-es Erion Veliaj,sekretari politik i PDS-se, Artur Duckallari, si dhe Vangjel Dule i PBDNj-se, pjesetari me i ri i koalicionit.

Top Channel