Prokuroria, hetim publikimit te tabulateve

14/05/2009 19:30

Publikimi i tabulateve telefonike te bisedave te disa prej protagonisteve te dosjes “Gerdeci”, diten e tragjedise se 15 marsit, eshte konsideruar si nxjerrje sekreti nga Prokuroria e Pergjithshme e cila ka hapur edhe hetimet per te mesuar se si tabulatet mberriten ne redaksite e disa gazetave.

Ne nje njoftim zyrtar, organi qendror i akuzes thekson se tabulatet dhe materialet e tjera hetimore u jane dhene per t’u njohur edhe te pandehurve dhe avokateve te tyre.

Sipas saj, avokatet dhe te pandehurit jane informuar se publikimi i ketyre materialeve eshte i ndaluar, duke aluduar keshtu se materialet e botuara ne gazeta kane dale ndoshta nga avokatet e te pandehurve.

Tabulatet e telefonave tregonin komunikimet diten e tragjedise mes ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, pronarit te kompanise “Albademil”, Mihal Delijorgji, si dhe djalit te kryeministrit, Shkelzen Berisha.

Top Channel