PBDNj ndryshon qeverine

14/05/2009 14:55

Dalja nga koalicioni qeveritar i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe bashkimi me koalicioni opozitar, ndryshon serish qeverine e kryeministrit Sali Berisha vetem 45 dite perpara zgjedhjeve. (UPDATE)

Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Anastas Duro i ka dhene doreheqjen e parevokueshme kryeministrit Berisha, duke shpjeguar se ky akt eshte nje qendrim qe behet ne emer te moralit politik.

Pas kesaj levizjeje te pritshme te PBDNj-se, kryeministri Berisha i ka derguar presidentit Bamir Topi propozimin per te emeruar Viktor Gumin ne postin e Ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale.

Zoti Gumi kryen aktualisht detyren e zevendesministrit te Drejtesise dhe ne gjykimin e kryeministrit Berisha eshte nje nga juristet me te pergatitur ne vend.

Per emerimin perfundimtar te zotit Gumi duhet miratimi i dekretit te presidentit ne parlament. Eshte ende e paqarte nese presidenti do te konsumoje te 7 ditet qe i jep Kushtetuta apo do t’i coje menjehere dekretet ne parlament, i cili duket se do te mbylle perfundimisht punimet duke votuar per emerimin e nje anetari qeverie ne fund te mandatit te saj.

Top Channel