Kater koalicione regjistrohen ne KQZ

14/05/2009 08:00

Kater koalicione do te garojne mes njera-tjetres per zgjedhjet e 28 qershorit.

PD ka nenshkruar aleance me PAD-ne e Neritan Cekes, PR-ne e Fatmir Mediut, PAA-ne e Lufter Xhuvelit, PBLD-ne e Arjan Staroves, PDI-ne e Tahir Muhedinit, PLL-ne e Ekrem Spahise, LDK e Nikolle Lesit. PS krijoi koalicionin “Bashkimi per Ndryshim”, i cili perbehet nga PSD e Skender Gjinushit, PBDNJ e Vangjel Dules, G99 e Erjon Veliaj, si dhe PDS-ne e Paskal Milos. “Aleanca Socialiste per Integrim”, qe drejtohet nga Ilir Meta, ka nenshkruar me PSV91 e Petro Koçit, PGSH-ne e Edlir Petanaj, PMDE-ne e Ymer Kurtit, LDNJ-ja e Ligoraq Karamelos, “Toleranca e Re” e Avdi Kecit.

Koalicioni i katert eshte “Poli i Lirise” i cili perbehet nga LZHK e PDK, si dhe disa shoqata rreth saj. Ashtu si edhe me pare, partite kane shfrytezuar momentet e fundit per t’u regjistruar ne KQZ. Vetem “Poli i Lirise” i ka dorezuar dokumentet qe me pare, ndersa tri koalicionet e tjera u regjistruan ne Zyren e Protokollit ne KQZ dje pasdite.

Ceshtja e shtimit te koalicionit mbetet ende e hapur deri ne momentin e fundit. Kreret e ketyre kane rene dakord qe te autorizojne kreun e PS-se, Edi Rama, qe te vazhdoje negociatat dhe te perfshije ne koalicion cdo parti tjeter qofte edhe pa marre miratimin me shkrim nga aleatet e tjere.

Top Channel