Energjitika, Norvegjia: Shqiperia partnere strategjike

14/05/2009 21:20

Per krijimin e burimeve te reja energjitike, Shqiperia po krijon nje marredhenie strategjike me Norvegjine, nje nga gjigandet boterore te eksportit te gazit dhe naftes.

Per te dhene garancite e shtetit norvegjez, i cili eshte pronar i kompanive me te medha te gazit, ne Tirane ishte kryetari i Parlamentit te Norvegjise, Torbjorn Jagland. Ne nje interviste te posacme per Top Channel, kreu i parlamentit norvegjez shpjegon arsyet perse Shqiperia u perzgjodh te perfshihej ne projektin gjigand te gazjellesit nga Deti Kaspik drejt Europes.

Perse zgjodhet Shqiperine?

Ishte nje hap shume i madh perpara kur Shqiperia u be anetare e NATO-s. Dhe ne punuam shume per kete dhe qe atehere kemi ndertuar marredhenie shume te mira politike. Tani ne po nisim nje investim gjigand ne vendin tuaj, 915 milione euro, e cila do te rrise me rreth 20 perqind furnizimin energjitik te Shqiperise. Kompania shteterore Stateoil po hap nje zyre ne Tirane, sepse jane te intresuar per te ndertuar pjesen teknike dhe tubacionet e gazit nga Deti Kaspik ne Shqiperi. Pra, marredheniet po permiresohen dite pas dite si ne fushen politike ashtu edhe ne ate te investimeve dhe ekonomike.

Jeni takuar me shqiptaret, cfare keni diskutuar?

Marredheniet politike dhe ato ekonomike jane te lidhura njera me tjetren dhe per ne eshte shume e rendesishme qe ne Shqiperi funksionon nje ekonomi e hapur, rritja ekonomike eshte shume e larte, nje nga me te lartat ne bote tani, dhe ju keni krijuar nje klime shume te mire per investimet. Pra mendoj se ekonomia dhe investimet i kane hapur rrugen marredhenieve me te mira politike.

Perse keni per te investuar ne kete kohe krize?

Ne kemi nje interes te perbashket me Shqiperine dhe Shqiperia ka nje interes te perbashket me Norvegjine persa i perket ndertimit te gazesjellesit nga Deti Kaspik nepermjet Shqiperise. Shqiperise i duhet mbeshtetje nga Bashkimi Europian dhe sic dihet, Norvegjia eshte nje partner strategjik per Bashkimin Europian persa i perket ekonomise, furnizimit me nafte dhe gaz. Prandaj mendoj se eshte shume e rendesishme per Shqiperine dhe Norvegjine te hyjne ne nje partneritet i te tille strategjik.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA