" /> ">

Dule, dalja e pare me te majtet

14/05/2009 15:10

Vangjel Dule ka bere daljen e pare publike me koalicionin e majte pas nje takimi me pjesetaret e “Bashkimit per Ndryshim”. (UPDATE)

“Takimi i sotshem, rikonfirmoi edhe njehere frymen e re, konceptin e ri, eren e re evropiane qe duhet te pershkoje fushaten tone elektorale te perbashket”, u shpreh Dule.

Kreret e pese partive ne aleancen e udhehequr nga socialistet kane qene se bashku paradite ne nje takim informal, ku ne perfundim te tij kane shprehur synimin per fitoren e zgjedhjeve.

“Sot ne fillojme nje rrugetim si nje bashkim i ri per ndryshim pertej kufijve per te gjithe qytetaret qe duan t’i japin partise qeverisese dhe qe duan fundin e nje historie perdite e me shqetesuese e cila eshte e kapur fort pas interesave te nje grushti njerezish’, u shpreh Rama.

Top Channel