Berisha propozon Gumin, minister Pune

14/05/2009 12:35

Kryeministri, Sali Berisha, pranoi doreheqjen e ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Anastas Duro, perfaqesues i PBDNj-se ne koalicionin qeveritar.

Berisha ka propozuar per vendin e mbetur vakant, Viktor Gumin, aktualisht zevendesminister i Drejtesise.

Shkak per doreheqjen eshte fakti se PBDNj vendosi te hyje ne zgjedhje duke bere koalicion me Partine Socialiste dhe partite e tjera te majta ne opozite.

Doreheqja eshte bere publike nga kryetari i PBDNj-se Vangjel Dule, i cili nje dite me pare beri te ditur faktin se partia e tij tashme eshte pjese e koalicionit “Bashkimi per Ndryshim”.

Top Channel