Berisha inauguron parkun energjitik ne Lezhe

14/05/2009 15:45

Kryeministri Sali Berisha inauguroi ne Lezhe bashke me ambasadorin italian Saba d’Elia nisjen e ndertimit te parkut te pare energjitik ne vend.

Ky eshte nje investim privat prej 1.1 miliarde eurosh per ngritjen e nje centrali, qe do te prodhoje energji elektrike me vajra vegjetale ose sic quhet ne gjuhen teknike me biomase te lengshme.

Sipas kryeministrit Berisha ky eshte nje investim historik per Shqiperine dhe fuqizimin rajonal te vendit.

“Shqiperia eshte vendi qe po terheq investimet me te medha ne Ballkan ne fushen energjitike. Shqiperia, me gurin e themelit qe po hedh sot, ketu, ka hedhur gurin e themelit per t’u shnderruar ne nje superfuqi te vogel energjitike rajonale”, u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha politika e qeverise per dhenien e tokes me 1 euro, po sjell investitore te fuqishem ne vend, duke krijuar vende te reja pune.

“Ne nje hark kohor tre javor do te inaugurojme nje projekt ne kaskaden e Devollit. Ky revolucion do ta shnderroje Shqiperine ne nje nga vendet me te zhvilluara te Ballkanit”, u shpreh Berisha.

Top Channel