Fakset e Gerdecit ne prokurori

13/05/2009 15:20

Ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci, ka depozituar ne prokurori padine per deshmi te rreme ndaj ish-sekretares se tij.

Bumci i ka kerkuar prokurorise se Tiranes te zbardhe se kujt i perket shkrimi ne dosjen e Gerdecit ku ishte porositur “Per Shkelzen Berishen”, por ka pranuar se do te mbaje pergjegjesi ligjore e politike nese vertetohet e kunderta.

“Nese eshte shkrimi im, atehere une mbaj pergjegjesi politike dhe ligjore. Une jam i bindur qe shkrimi nuk eshte i imi dhe sot erdha ne Prokurori per te depozituar nje padi penale kunder nje deshmie te rreme”, u shpreh Bumci.

Ne media u publikua pak dite me pare deshmia e ish-sekretares se Bumcit, e cila kishte pohuar pas tragjedise se Gerdecit tek oficeret e policise gjyqsore se e ka cuar faksin me shenimin per djalin e kryeministrit ne Ministrine e Mbrojtjes.

Ajo eshte shprehur se per kete e kishte porositur ish-eprori i saj. Tashme pritet qe pas kallezimit prokurororia do te beje edhe ekspertizen e shkrimit, per te gjetur autorin e shenimit ne fjale.

Top Channel