Zgjedhjet, te majtet zyrtarizojne koalicionin

12/05/2009 18:20

Ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane, partite e majta, PS, PSD, PDS dhe G99 kane zyrtarizuar koalicionin e tyre per ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

Lideri i ketij koalicioni, kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se ky koalicion do t’i sjelli Shqiperise ndryshimin e shumepritur, duke e larguar nga politika e vjeter.

“Ne jemi ketu sot per te sjelle ndryshimin. Dhe kur nje fushate e re per nje mandat te ri ka filluar, gjuhet e vjetra nuk mund te sjellin asgje te re. Bashkimi yne i ri nuk ka lindur per t’iu pergjigjur baltes me balte, apo mllefit me mllef, por per t’iu hapur krahet e mirekuptimit atyre qe si ne duan Shqiperine si gjithe Europen”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozites ka theksuar se pas 28 qershorit ne pushtet do te vije nje qeveri e re qe do te zgjidhe problemet e qytetareve dhe qe do ta nxjerre Shqiperine nga tranzicioni.

“Bashkimi yne ka ardhur per t’iu dhene pergjigje pikepyetjeve te shqiptareve. Jemi bashkuar per te mbledhur te gjithe fuqine e mendjes per te mos lejuar qe kjo Shqiperi te behet cope e cike per shkak te paaftesise dhe interesave personale”, ka theksuar Rama.

Kreu i PS ka premtuar gjithashtu integrimin e vendit ne familjen evropiane, si dhe eleminimin e monopoleve te pasurimit, sic po ben sipas tij familja e kryeministrit.

“Jemi bashkuar qe te nxjerrim me te miren prej nesh, per nje jete me te mire per femijet, per prinderit qe te mos mbeten pa pune, nderkohe qe qeveria e tyre po shkon ne sherbim te femijeve te vet. Jemi sot ketu sepse s’ka arsye per te mos qene aty ku na takon, ne BE”, ka shtuar Rama.

Top Channel