Veliaj: Koalicioni yne ofron ndryshimin

12/05/2009 17:35

Partite e majta pritet te konfirmojne ne nje ceremoni qe po mbahet ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane koalicionin e tyre per zgjedhjet e ardhshme.

Ne ceremoni jane mbledhur kryetari i PS Edi Rama, ai i PSD Skender Gjinushi, ai i PDS Paskal Milo dhe lideri i G99 Erjon Veliaj.

Ky i fundit ka deklaruar gjate fjales se tij se koalicioni i majte shkon pertej se majtes dhe se djathtes dhe ofron ndryshimin e vertete qe po presin shqiptaret.

“Ky koalicion eshte nje koalicion pertej se majtes dhe se djathtes. Ky eshte koalicioni i ri per ndryshim, per bashkimin e qytetareve. Interesat e Shqiperise jane shume me te medha se sa interesat personale”, ka deklaruar Veliaj.

Top Channel