FMN: Deficiti kercenon Shqiperine

12/05/2009 20:20

Fondi Monetar Nderkombetar parashikon se Shqiperia do te jete vendi me deficitin buxhetor me te larte mes vendeve te Ballkanit.

Perkunder zotimeve te qeverise per nje deficit 4.1 per qind, FMN parashikon se renia e te ardhurave ne buxhet dhe tkurrja e rritjes ekonomike ne nivelet me minimale, do e coje deficitin buxhetor ne 6.3 per qind te Produktit te Brendshem Bruto.

Kjo eshte shifra me e larte e deficitit per vitet e fundit, cka e ka renditur Shqiperine si vendin me deficitin me te larte ne Europen ish-komuniste.

Muajt e fundit Fondi Monetar, Banka e Shqiperise por dhe opozita i kane kerkuar me ngulm qeverise te ule shpenzimet per te mos rrezikuar stabilitetin financiar te vendit.

Por sipas te dhenave zyrtare, ne tre muajt e pare te vitit shpenzimet, e vecanerisht ato te investimeve publike jane nder zerat e me rritje te pakte te buxhetit krahasuar me nje vit me pare dhe per te cilin qeveria nuk ka ndermend te heq dore.

Top Channel