Fakset e Gerdecit, Bumci hedh ne gjyq ish-sekretaren

12/05/2009 15:30

Publikimi ne shtypin e perditshem te disa dokumentave mbi dosjen “Gerdeci” ka rindezur debatin politik, mbi nje shkrese te ministrit te Drejtesise te kohes, Aldo Bumci, per Ministrine e Mbrojtjes, ku siper shenohet me shkrim dore se ishte porosi per Shkelzen Berishen, djalin e kryeministrit. (UPDATE)

Per shkresen ne fjale, e cila ishte mendim i Ministrise se Drejtesise per projektvendimin e qeverise per proceduren e trajtimit te armeve te hequra nga perdorimi, ish-sekretarja e zotit Bumci i ka deshmuar Prokurorise se ajo ka cuar faksin me shenimin perkates ne Ministrine e Mbrojtjes, se kete shkrese ia ka dhene ministri Bumci dhe se tek shenimi me dore ka njohur shkrimin e ish-ministrit te Drejtesise.

Por, ne nje konference shtypi zoti Bumci, ashtu si ne rastet e tjera e ka mohuar kete gje dhe duke kerkuar verifikimin te shkrimit te tij, ka deklaruar se do te ndjeke rrugen ligjore.

“E gjithe kjo histori e shemtuar tregon mjerimin e opozites. Shenimi mbi faks nuk eshte i imi dhe kjo mund te kontrollohet fare lehte. Kjo eshte nje deshmi e rreme dhe une do te bej kallezim penal”, u shpreh Bumci.

Nderkohe zedhenesja socialiste, Mimi Kodheli, reagoi duke u shprehur se Berisha dhe zedhenesit e tij, mohuan aferat e tyre, pavaresisht fakteve qe kane dale hapur.

“Berisha eshte kujdesur per familjen e tij, po ne menyre joetike dhe te paligjshme”, u shpreh Kodheli.

Top Channel