Elbasan, edhe Shefqet bej Verlaci votues

12/05/2009 12:05

Ne zonen e Elbasanit numri i votuesve te vdekur eshte i konsiderueshem.

Ky fakt pranohet edhe nga zyrtaret lokale te cilet per kete ja hedhin fajin vete njerezve qe nuk kane bere cregjistrimin ne kohe te personave qe nuk jetojne me.

Ne keto lista jane ende familje qe nuk jetojne me ne Shqiperi si ne rastin e familjes Palloshi, larguar prej vitit 1943 nga Shqiperia per ne Maqedoni.

Megjithese e dine qe jane te vdekur, organet e pushtetit lokal jane kujdesur t’i dergojne kete leter njoftimi anetareve te kesaj familje. Ata duhet te votojne ne qendren 2346 ne shkollen e muzikes ne Elbasan.

Jo vetem ata jane ende ne lista por edhe ish-kryeministri i Shqiperise ne vitin 1924, Shefqet Bej Verlaci eshte i gjalle dhe duhet te votoje megjithese nderroi jete ne 1946.

Per kete te fundit zyrat e Gjendjes Civile mund te leshojne edhe nje certifikate nese ndonje familjar e kerkon.

Nese ndokush mund te votoje ne emer te te vdekurve ende nuk mund te thuhet por e sigurt eshte se ata do jene ne lista deri sa dikush te kujtohet dhe t’i cregjistroje

Top Channel