Diplomimi i infermiereve, me nje standart

12/05/2009 16:00

Te vendoset nje standard per te gjithe infermieret, si ata qe dalin nga shkollat publike dhe ato qe mbarojne shkollat jo publike.

Urdhri i Infermiereve ka kerkuar ne konferencen e pare njesimin e diplomes, pavaresisht se ku arsimohen infermieret.

Ndonese me pare nga shkollat dilnin vetem 400 infermire ne vit, tashme kjo shifer eshte rritur ndjeshem.

“Ne vitin 1999 vetem 1.8 perqind e infermiereve ishin me shkolle te larte, ndersa ne 2008, kjo shifer ka arritur deri ne 8 perqind dhe niveli do te rritet gjithnje e me te teper”, u shpreh ministrja e Shendetesise, Anila Godo.

Kryeministri Berisha i pranishem ne kete konference permendi dyfishimin e pagave te infermiereve dhe te mjekeve qe nga viti 2005.

“Nese shqiptaret do te na japin voten per mandatin e tyre, shendetesia do te jete prioritet i prioriteteve. Ne kemi hedhur bazat per nje reforme te thelle ne sistemin shendetesor”, u shpreh Berisha.

Top Channel