Afganistan, Gates kerkon largimin e Mekirnan

12/05/2009 04:40

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates i kerkoi kreut ushtarak per Afganistanin te lere postin, me argumentin e betejes kunder talebaneve i nevojitet nje menyre e re mendimi.

Per gjeneralin David Mekirnan kjo te thote pezullim brenda me pak se nje viti nga marrja e detyres. Vendin e tij do ta zere gjenerali Stanley McChrystal, ish-nen drejtor i operacioneve ushtarake ne kulmin e luftes ne Irak, i konsideruar njeri qe e kupton dhe e njeh me mire edhe konfliktin ne Afganistan.

Muajt e gjeneralit Mekirnan ne krye te forcave amerikane ne kete vend eshte shenuar nje rritje e ndjeshme e dhune. Ndryshimi vjen, ndersa administrata e presidentit Obama pergatitet te dergoje mijera trupa shtese ne Afganistan.

Por mendohet se mund te jete edhe pasoje e presioneve te medha nderkombetare per reduktimin e vdekjeve ne radhet e civileve nga sulmet ajrore te koalicionit. Relatat mes dy vendeve kaluan neper nje moment ngerci per shkak te sulmit te fundit ajror ne Farah, qe, sipas zyrtareve afgane, vrau gati 150 civile.

Top Channel