Ngrohja globale rrezikon Shqiperine

11/05/2009 16:05

Alarmi i ngrohjes globale qe ka nisur ne shume vende te botes ka mberritur edhe ne Shqiperi, si nje nga vendet me risk te larte pershkak te shfrytezimit pa kriter te pyjeve, rezervave ujore apo rritjes se nivelit te dioksidit te karbonit ne ajer per shkak te automjeteve.

Ndryshimet klimaterike pritet te risjellin ne vend shperthim te epidemive te semundjeve te renda infektive dhe kancerogjene.

Ministria e Shendetise ne bashkepunim me OBSH ka nisur hartimin e nje plani masash per te parandaluar disa nga ndryshimet klimaterike qe mund te ndodhin ne vendin tone.

Qeveria gjermane e mbeshtet Shqiperine me nje fond prej 1 milion euro vetem per kete qellim. Ndaj se shpejti pritet qe Ministria e Shendetsise t’i rekomandoje qeverise te merren masat aty ku mundet si ne ruajtjen e pyjeve, rezervat ujore apo uljen e ndotjes se ajrit nga automjetet.

Top Channel