Gripi A, rriten vdekjet dhe te prekurit

11/05/2009 17:30

Numri i te prekurve nga gripi i ri A/H1N1 eshte ngjitur ne 4694 persona, me shume se gjysma e te cileve jetojne ne Shtetet e Bashkuara.

Situate e veshtire paraqitet edhe ne Meksike, vendi i origjines se virusit, ku te vdekurit jane 56, ndersa te prekurit 2300.

Bilanci i ri i viktimave dhe i te prekurve u be i ditur nga Organizata Boterore e Shendetesise dhe ministri i Shendetesise ne Meksike, Jose Angel Cordova.

Pas SHBA dhe Meksikes vjen Kanadaja me 284 te infektuar, e ndjekur nga disa vende evropiane mes te cilave spikat Spanja.

Top Channel