Ndoka: T’i japim fund politikes se njeshit

10/05/2009 16:35

Duke prezantuar numrin dy te partise si kreun e listes ne Fier, kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka u kerkoi qytetareve qe me 28 qershor t’i japin fund “politikes se njeshit”, qe vendos per gjithcka.

Sipas Ndokes, dy partite e medha nuk ofrojne program per te gjithe.

“Ne ofrojme nje model qeverises perendimor, ku politika dhe vendimarrja behet ne parlament, ku nuk flitet ne terma uni, qeveria ime, une, ligji im, vendimi im, une investova, une ju fus ne NATO, une ju heq vizat. Por ne modelin tone flitet per qeverisjen, insitucionet, kushtetuten”, eshte shprehur Ndoka.
 

Top Channel