Vriten pese talebane ne Pakistan
09/05/2009 13:30
Pese talebane gjeten vdekjen si pasoje e leshimit te raketave nga avione amerikane pa pilote ne nje zone ne kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.
Kater raketa te dy avioneve goditen nje ndertese ne fshatin Sarorogha ne Vaziristanin jugor, nje bastion i liderit te talebaneve, Baitullah Mehsud.
Trupat amerikane kane shtuar sulme te tilla, qe prej nje viti. Muajt e fundit jane shenuar rreth 40 sulme te tilla, qe kane lene pas mbi 300 viktima.
Top Channel