Trieste, studentet shqiptare do te kthehen

09/05/2009 01:20

Duket se nuk do te arrijne te zbresin ne token italiane 157 studentet shqiptare qe ndodhen te bllokuar ne tragetin “Venezia” ne portin e Triestes.

Autoritetet portuale italiane nuk kane lejuar futjen e tyre ne territorin e vendit sepse vizat e marra nga ambasada hungareze ne Tirane paraqesin parregullsi.

Policia portuale e Triestes konfirmoi per Top Channel se sinjalizimi i ka mberritur nga pala hungareze, ndersa anija ishte ne lundrim drejt Italise.

“Praktikisht – deklaroi drejtuesi i kesaj pike kufitare detare – u gjendem ne pozite te detyruar, vizat “Shengen” te marra nga grupi i studenteve kishin humbur vleren para se ata te mberrinin ne Itali”.

“Gjate intervistimit individual te studenteve disa kishin dhene si destinacion Spanjen apo vende te tjera e kjo ka shtuar dyshimet mbi ta”, shtoi ai.

Rasti eshte ndjekur edhe nga perfaqesia jone diplomatike ne Itali. Pervec kontakteve te vazhdueshme te ambasades se Romes, nje nga konsujt shqiptare te Milanos ka shkuar ne Triste per te ndjekur nga afer gjendjen e cila gjithsesi duket se nuk mund te kete zgjidhje tjeter vecse kthimin e studenteve ne Shqiperi.

Top Channel