Londer, ushtari i demtuar fiton maratonen

09/05/2009 20:00

E ka perfunduar maratonen e Londres pas 13 ditesh. Historia e rralle i perket nje ushtari britanik i cili ka demtuar te dy kembet e tij ne luften ne Irak dhe tashme ecen me proteza.

Te shtunen majori Fill Pakers arriti te kaloje finishin e maratones se Londres, e cila kishte filluar me 26 prill. Ai zhvillonte vetem 3.2 km ne dite qe nga dita e fillimit te gares.

Qindra ushtarake te tjere dhe njerez e kane pritur ne finish ushtarin britanik, i cili kishte vendosur ta zhvillonte kete maratone me paterica.

36-vjecari humbi te dy kembet e tij pas nje sulmi qe iu be bazes ushtarake ne Basra ne muajin shkurt dhe qe nga ajo kohe mjeket i thane se ai nuk mund te ecte me.

Te gjitha parate e fituara nga kjo gare, 957 mije dollare, majori Pakers do t’i coje per bamiresi per ushtrine angleze. Medalja ne finish iu dha Fill Pakersit nga kampioni i shumfishte olimpik Ser Stiv Redgrejv.

Top Channel