KQZ, numerimi i votave, short per anetaret

09/05/2009 08:30

KQZ pritet te miratoje diten e hene projektudhezimin “Per proceduren e hedhjes se shortit per caktimin e anetarit te trete dhe te katert te GNV-ve, per Zgjedhjet per Kuvend, te dates 28 qershor 2009”.

Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise parashikon ne nenin 95 pika 2 dhe ne nenin 96, se KQZ me udhezim te vecante, cakton proceduren e shortit per anetarin e trete dhe te katert te Grupeve te Numerimit te votave, per cdo ZAZ. Te drejten per te percaktuar keta anetare e kane partite e shumices parlamentare dhe partite e opozites parlamentare te regjistruara ne zgjedhjet per Kuvend, te dates 28 qershor 2009 dhe qe kane fituar jo me pak se dy mandate ne zgjedhjet pararendese per Kuvendin e Shqiperise.

Ky udhezim percakton rregullat dhe procedurat qe do te ndiqen per hedhjen e shortit. Nga ky short, neni 96 i Kodit Zgjedhor ka perjashtuar Partine Demokratike dhe Partine Socialiste, si parti te cilat kane kryetarin dhe zevendeskryetarin e KZAZ-se.

Top Channel