Berisha peruron rrugen ne Dumre

09/05/2009 17:50

Kryeministri Sali Berisha pasi ka inauguruar fillimin e punimeve te segmentit rrugor ne Dumre qe do te lidhe Kucoven me Beratin dhe Tiranen, ka premtuar se gjate mandatit te ardhshem do te investohet me shume ne permiresimin e infrastruktures rrugore te zonave rurale ne vend.

“Inaugurojme sot nje nga rruget me te rendesishme ne tere zonen e Shqiperise se Mesme. Eshte nje nga segmentet me te rendesishme qe nga Dumreja do te lidhe Kucoven me Beratin dhe me pas me Tiranen. Ne mandatin e dyte, ne me investimet tona do bejme qe cdo shtepi te kete uje brenda. Ky eshte zotimi yne”, ka deklaruar Berisha.

Ne Belsh kreu i qeverise ka premtuar se gjate mandatit te dyte Shqiperia do te kete infrastrukturen rrugore me te re ne Europe.

“Ne mandatin e dyte Shqiperise do t’i japim rrjetin rrugor me te ri dhe me modern ne Evrope. Ne do ndertojme boshtin e jugut qe afron Saranden me Tiranen”, ka premtuar Berisha.

Kryeministri ka deklaruar se po shtrohen 46 kilometra rruge dhe ka premtuar se qeveria e tij do te financoje te gjitha projektet kryetareve te komunave per permiresimin e infrastruktures.

Top Channel