Afganistan, talebanet atentat te deshtuar ndaj Merkelit

09/05/2009 03:40

Nje lider taleban ka konfirmuar se rebelet islamike kishin planifikuar nje atentat kunder kancelares gjermane Angela Merkel gjate vizites se saj te papritur me 6 prill ne Afganistan.

Mullah Barijalai, lideri i talebaneve per provincen veriore Kunduz, ka pohuar se “militantet islamike kishin siguruar informacione te sherbimeve sekrete per viziten e Angela Merkel ne Mazar-i-Sharif”, qe autoritetet e kishin mbajtur shume te fshehte.

Sipas se perditshmes gjermane “Bild”, disa raketa ishin hedhur ne drejtim te aeroportit te qytetit vetem 20 minuta pas mberritjes se kancelaria gjermane.

Top Channel