Zgjedhjet, G99 prezanton kengen e fushates

08/05/2009 20:05

Nen sloganin “Rock dhe politike”, partia G99 po perpiqet te zgjoje interesin e te rinjve per politiken. Filozofia e tyre per kete fushate eshte e thjeshte: punojme fort dhe argetohemi me pas.

Nje levizje qytetare deri para dy muajsh, G99 po synon per keto zgjedhje pikerisht voten e te rinjve: atyre qe kane zgjedhur te kthehen ne Shqiperi pas studimeve jashte, atyre qe jane te zhgenjyer nga partite tradicionale, apo atyre qe votojne per here te pare.

Ne kete fushate “Rock dhe politike”, nje aleat i pelqyer nga te rinjte po shetit bashke me ta anembane Shqiperise: Alban Skenderaj. Madje, dy here fituesi i Top Fest, ka bere per politikanet e rinj edhe kengen e fushates.

“Dua t’ju prezantoj une nje kenge te Albanit, qe na ka frymezuar neve dhe i pergjigjet pyetjes se prinderve tane, kush do ta beje Shqiperine? Do te jemi ne”, ka deklaruar Erjon Veliaj duke prezantuar kengen.

Top Channel