Trieste, shqiptaret ende ne traget

08/05/2009 16:15

Ne portin e Triestes, nje grup shtetasish shqiptare mbeten ende te bllokuar ne tragetin “Venezia” qe ishte nisur nga Durresi.

Policia kufitare dhe rojet bregdetare kane hasur parregullsi ne dokumentat e te rinjve shqiptare, shumica e te cileve deklarojne se jane studente.

Sipas burimeve te autoriteteve italiane, personat ne fjale do te shkonin ne Slloveni dhe jane te pajisur me viza nga ambasada hungareze ne Tirane.

Por perfaqesia hungareze duket se ka anuluar vizat e dhena pikerisht gjate kohes qe trageti ishte ne lundrim drejt Triestes.

Shtetasit shqiptare kane kaluar naten brenda tragetit, nderkohe qe nuk ka asnje problem me shendetin e tyre. Te rinjte ka shume mundesi qe te kthehen serish ne portin e Durresit, diten e shtune.

Top Channel