SHBA-Meksike, dy vendet me kufi virtual

08/05/2009 19:45

Shtetet e Bashkuara kane ndermend qe ne 5 vitet e ardhshme te ndertojne nje kufi virtual te gjate mbi 3200 kilometra me Meksiken.

Punimet do te fillojne pas disa javesh dhe vepra do te kushtoje pothuajse 7 miliarde dollare.

Kullat e kontrollit do te jene te pajisura me sensore, telekamera me rreze infra te kuqe dhe me sisteme komunikimi per te zbuluar trafikantet e droges dhe te qenieve njerezore.

Kufiri elektronik do te instalohet me pare ne Arizona dhe me pas ne Nju Meksiko, Kaliforni dhe Teksas.

Top Channel