Scheffer: Shqiperia, eksport i sigurise

08/05/2009 11:55

Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, vleresoi rolin moderues qe Shqiperia ka patur ne rajon dhe keshillon qe vendi te ece ne kete drejtim.

Ne nje dalje te perbashket per mediat me kryeministrin Berisha, pasi nje takimi te shkurter qe u realizua me pare, Scheffer uroi Shqiperine per anetaresimin ne NATO, nderkohe qe theksoi se rruga e vetme per stabilitet eshte futja ne kete aleance e te gjitha vendeve te rajonit.

“Shqiperia ka qene gjithnje nje eksport i sigurise dhe qendrueshmerise ne rajon. Ne besojme se ju do te ecni ne kete rruge. Shqiperia do te jete pjese e diskutimeve per themelimin e nje koncepti strategjik”, u shpreh Scheffer.

Nderkohe shefi i qeverise shqiptare theksoi se ne takimin me Scheffer, premtoi se perkushtimi i qeverise se tij eshte maksimal per sigurimin e nje procesi te lire dhe te ndershem zgjedhor.

“Zgjedhjet e ardhshme kerkojne perpjekjet per nje kuader ligjor dhe teknik, me te mirin qe ne kemi patur ndonjehere.Une ia premtova kete Scheffer dhe qellim mbetet respektimi i vullnetit te qytetareve shqiptare”, u shpreh Berisha.

Top Channel