Rama: Vota e emigranteve, ceshtje kyce

08/05/2009 09:35

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama gjate nje takimi te zhvilluar para pak castesh me gazetaret, ashtu si dhe dje e ka vene theksin tek vota e emigranteve.

Lideri i opozites ka premtuar se qeveria e re qe do te vije pas 28 qershorit do te zgjidhe ceshtjen e votes se emigranteve.

“E drejta e votes se emigranteve eshte nje ceshtje kyce. Ne do te realizojme zgjidhjen e kesaj ceshtjeje per zgjedhjet e ardhshme”, ka pohuar Rama.

Kreu i PS u ka bere nje apel shqiptareve qe jetojne jashte vendit qe te vijne te votojne me 28 qershor.

Top Channel