Diplomati me droge, reagon ashper opozita

08/05/2009 15:45

Nje dite pas publikimit nga mediat shqiptare te lajmin per arrestimin me 65 kilograme heroine te Agim Haxhiut, sekretar i dyte i ambasades shqiptare ne Maqedoni ka reaguar nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erjon Brace.

Ai deklaroi para selise se Ministrise se Jashtme se te rekrutuarit politike po shkaterrojne imazhin e Shqiperise ne bote.

“Ministria e Puneve te Jashtme, selite diplomatike po kthehen turpesisht ne depozita droge; makinat me targa diplomatike po kthehen ne makina droge dhe perfaqesite ne trafikante droge. Ne harkun e 6 muajve kjo ministri eshte perfshire nje xhiron e trafikut te droges prej nje milione eurosh”, u shpreh Brace.

Nderkohe deputeti tjeter socialist, Taulant Balla, theksoi se perfshirja ne trafik nderkombetar droge e Haxhise, pason rastin e shoferit te ambasadorit tone ne Rome, te arrestuar nga policia italiane per transport kokaine.

Top Channel