Berat, Rama paraqet programin per fshatin

08/05/2009 19:25

Kreu i socialisteve, Edi Rama eshte ndalur ne disa komuna ne Berat per te shpjeguar programin e Partise Socialiste, duke e vene theksin ne ate se pas 28 qershorit socialistet nuk do te lejojne me qe fshati te injorohet dhe te mbese jashte politikave te zhvillimit.

“Ne do te bejme hapin e pare, nje ndryshim radikal qe ne formimin e qeverise, duke ngritur nje ministri te posacme per fshatin”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozites ka premtuar se me te ardhur ne pushtet, PS do te aplikoje nje politike te re, te afert me qytetaret.

“Do t’i japim politikes nje zemer ne menyre qe t’iu japim familjeve nje shprese”, ka shtuar Rama.

Top Channel