Zogby, te dhenat e prillit sonte ne “Top Story”

07/05/2009 15:45

Me afrimin e zgjedhjeve politike te 28 qershorit partite dhe koalicionet e partive, jane perfshire ne nje vale fushate parazgjedhore, e cila ndikon ne menyre te drejtperdrejt tek votuesit.

Por ndikimi qe nga fillimi i ketij viti ka qene sa i perafert aq dhe i dallueshem. Top Channel ka sjelle qe prej muajit janar, nje prej sondazheve te kompanise prestigjioze Zogby International, duke percjelle tek publiku shqiptar per here te pare cdo muaj nje sondazh, qe shtrihet ne nje afat kohor 6 muaj para zgjedhjeve. Sondazhi ka reflektuar gjithashtu edhe mbi rrjedhat e politikes te ketyre muajve, duke sjelle ndryshime ne rezultate nga njeri muaj ne tjetrin.

Janari

Nese shqiptaret do votonin me date 10 janar, PS rezultoi me nje shkeputje me 7 % nga PD ne qeverisje. LSI kishte 5 %, PDK 1%, PBDNJ 1 %, PR 1 %, 19 perqind ishin te pavendosur, ndersa 4% kane refuzuar te japin nje pergjigje.

Shkurt

Muaji shkurt solli disa ndryshime ne sondazhin e Zogby.

PS ngrihet me 2 % duke arritur ne 39 perqind dhe PD me 4 % duke arritur ne 34 perqind. Ne kete muaj shfaqen tre parti te vogla, G99 e sapokrijuar, nje parti aleate e PS-se me 2 %, PSD aleate natyrale e PS-se me 1%, Partia Ambientaliste Agrare me 1 % parti ne koalicionin qeverises, dhe PBDNJ me 1% edhe kjo ne koalicionin qeverises.

Te pavendosurit tashme jane me pak se 12 perqind, cka reflekton trendin normal te deklarimit te votes, me afrimin e dates se zgjedhjeve.

Mars

Me forcimin e fushates politike kryesisht mes dy partive te medha, ne muajin Mars serish kemi disa ndryshime ne sondazhin e Zogby International, reflektim i situatave politike gjithnje levizese dhe shprehje e afrimit drejt kraterit politik te 28 qershorit.

PS zbret me 1 % duke arritur ne 38 %, nga 39 qe kishte ne janar dhe shkurt, PD ngrihet me 2 % nga muaji shkurt dhe me 6 % krahasuar me muajin janar, duke arritur ne 36 %.

LSI mbetet ne kuoten e muajit shkurt me 5 %, intensifikimi i veprimit politik te grupimit G99 dhe mbeshtetja e selise roze ndaj ketij grupimi sjell rritjen ne opinionet e shqiptareve te formacionit te Erion Velise me 3 perfqind, por me nje risk per PS, e cila ka zbritur me 1 pike.

Per here te pare shfaqet LZHK me 1 perqind, parti e djathte, e cila ne muajin mars krijoi Polin e Lirise. PSD mbetet me 1%, ndersa nuk figurojne PBDNJ, PDK (e perfshire tashme ne Polin e Lirise), si dhe Partia Agrare, parti ne koalicionin qeverises.

Gjithsesi sondazhet e tre muajve te pare kane konfirmuar garen e forte mes dy partive te medha, nxitur mesa duket edhe nga sistemi i ri proporcional.

Si do te jete rezultati i prillit?

Por sondazhi i sotem i Zogby International i muajit prill pritet te jete mjaft interesant si rrjedhoje e pasqyrimit direkt te mjaft levizjeve te forta politike te dy partive te medha.

Muaji prill ishte muaji i anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe dorezimit te aplikimit te Shqiperise ne BE per statusin e vendit kandidat.

Kryeministri ka intensifikuar veprimet politike duke nenshkruar marreveshje me disa parti te djathta. Gjate ketij muaji per here te pare, kryetari i opozites ka zhvilluar nje tur duke prezantuar programin ekonomik kryesisht me premtime qe i vijne ne ndihme shtresave ne nevoje dhe popullsise ne zonat rurale.

Si do te ndikojne te gjitha keto zhvillime nese shqiptaret do votonin sot ?

Ne “Top Story” prezantohet sonte ne mbremje sondazhi i Zogby International i nje prej kompanive me prestigjioze ne bote.

28 qershori, dita kur shqiptaret do t’i drejtohen kutive te votimit,po afron. Sondazhi i Zogby International per muajin prill, qe do publikohet sonte ne ora 21:00 ne “Top Story”, do te tregoje se si mendojne shqiptaret per partite, lideret dhe ceshtjet kryesore qe ata i shqetesuan, me pak se 60 dite nga zgjedhjet e pergjithshme politike te qershorit.

Top Channel