“Zogby”: PD 38%, PS 36%. Rama 44%, Berisha 40%

07/05/2009 21:20

Kompania prestigjoze amerikane “Zogby International” publikoi serish gjate emisionit “Top Story” sondazhin e katert mbi zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi. (UPDATE)

Rezultatet e muajit prill per here te pare ne keta 4 muaj, tregojne nje avantazh te PD-se perballe PS-se me nje diference prej 2%.

Ndersa vihet re se ne kete sondazh te fundit shfaqet serish PBDNJ dhe nuk rezulton LZHK-ja qe ne sondazhin e marsit kishte 1 perqind te preferencave.

PD sipas zondazhit Zogby, nese zgjedhjet do te mbaheshin sot do te siguronte 38% te votave te shqiptareve, ndersa PS do te merrte 36%, duke nderruar vendet ne krahasim me muajin mars.

“Kemi nje ndryshim me muajin e kaluar, por diferenca eshte brenda marzhit te gabimit”, tha perfaqesuesi i sondazhit “Zogby”, Air Obi.

Ne vendin e trete renditet serish LSI-ja, por kete here me 6%, duke pesuar nje rritje prej 1% ne krahasim me sondazhet e muajve mars, shkurt dhe janar.

Ne vendin e katert renditet serish G-99, me 2% te preferences se votuesve, duke shenuar nje renie prej 1% ne krahasim me muajin e kaluar.

Me pas renditen PR dhe PBDNJ me nga 1%. Nderkohe numri i te pavendosurve bie ne 11%, duke rene me 1% ne krahasim me sondazhin e muajit mars dhe ne total 7% nga sondazhi i pare i muajit janar.

Ndonese PD dhe PS nderruan vendet ne krye, ne total, sipas sondazhit te “Zogbi”-t e majta ka me shume vota se sa e djathjta.

Nderkaq numri i personave qe mendojne se vendi po ecen ne rrugen e duhur eshte rritur nga 43 ne 51%, cka shpjegon, sipas analisteve, edhe rritjen e PD-se ne pushtet.

Ne performancen e lidereve, per kryeministrin Berisha 40% e shqiptareve te pyetur mendojne pozitivisht, ndersa 58% mendojne negativisht.

Ndersa per kryetarin socialist Edi Rama, 44% kane mendim pozitiv dhe 53% kane opinion negative per te.

Nderkaq papunesia mbetet shqetesimi kryesor i shqiptareve, i ndjekur nga ekonomia, varferia, cmimet e larta, korrupsioni dhe ne fund ceshtjet e shendetesise dhe emigracioni.

Si edhe muajin e kaluar sondazhi eshte kryer me nje kampion prej 1 mije vetesh.

Ndersa marzhi i gabimit llogaritet deri ne 3.2%, marzh i cili perfshin edhe rezultatin e sotem te ketij sondazhi ne renditjen e partive.

Top Channel